Infeksionistja Eugena Tomini pranë ISHP ka bërë me dije se në vendin tonë po qarkullon virusi i gripot A dhe B, virusi respirator sincicial dhe covid-19.
Tomini apelon një kujdes më të shtuar dhe qytetarët të kontaktojnë mjekun efamiljes ose specialistin për diagnozë dhe trajtim të duhur. Gjithashtu që vaksinimi të bëhet në kohë.
“Qarkullojnë virusi i gripit A dhe B, RSV (Virusi Respirator Sincicial) dhe Covid-19. Popullata është në një përqindje të lartë të vaksinuar, grupet e riskut janë të vaksinuara. Por, ato grupe riskut që ende skanë kryer vaksinimin duhet që të vaksinohen dhe nëse jeni me shenja gripi qëndroni në shtëpi, mbani kontakt me mjekun e familjes dhe me mjekun specialist. Jemi 23 mijë infeksione respiratorë të sipërme dhe të poshtme, theksojë se është e rëndësishme vaksinimi në kohë’, tha Tomini.