Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO) u zhvillua seanca mes Gazmend Bardhit dhe ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Sulaj kërkoi rihapjen e hetimit gjyqësor, duke theksuar se avokatët e Bardhit kishin paraqitur dokumente që, sipas tij, nuk ishin të vërteta. Avokati i Sulajt kërkoi që gjykata të verifikonte nëse dokumenti që Bardhi lexoi ishte pjesë e dosjes “Metamorfoza”.
Avokati i Bardhit, Ledjo Braho, kundërshtoi kërkesën, duke argumentuar se dokumentet kishin qenë në media para se të ishin përdorur nga klienti i tij. Në fund të seancës, gjykata vendosi të pranojë kërkesën për rihapjen e hetimit dhe i drejtohet SPAK-ut për të vërtetuar nëse dokumentet janë pjesë e fashikullit të hetimit “Metamorfoza”. Seanca u shty për më 14 shkurt.