Skiatorja Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë sot në Courchevel të Francës dhe renditet në vendin e 6-të në Sllallomin e Kupës së Botës.
Një xhiro e dytë e jashtëzakonshme me ‘best time’ (koha më e mirë, 52.73 sek) e ka futur Larën midis 10 më të mirave.
Ndërkohë Lara së bashku me stafin e saj do të përgatiten për Kampionatin Botëror të Saalbach (Austri).