Reshjet e dendura të shiut sollën përmbytje në qytetin e Durrësit. Ditën e djeshme kati i parë i burgut të Durrësit u mbush plot me ujë dhe si pasojë të burgosurit u zhvendosën në katin e dytë.
Të burgosurit ngritën alarmin se shpërthimi i ujërave të zeza rrezikon përhapjen e sëmundjeve infektive tek ata. Kështu ditën e sotme 28 të burgosurit janë transferuar drejt burgut në Fushë Krujë.
Reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit