Jon Maravilla, patinatori amerikan, shpëtoi nga tragjedia ajrore falë një vendimi të rastësishëm. Ai nuk u lejua të marrë qenin e tij në kabinë për fluturimin Bombardier CRJ700, duke vendosur të kthehej me makinë nga Wichita në vend të fluturimit. Pak orë më vonë, ky fluturim u përfshi në një përplasje tragjike pranë Uashingtonit.
Maravilla, së bashku me ekipin dhe atletë të tjerë, duhej të kthehej në shtëpi, por fatmirësisht refuzimi i fluturimit e shpëtoi. Ai e cilësoi këtë si një rastësi të pabesueshme, duke thënë se qeni i tij ia shpëtoi jetën dhe se nuk do ta merrte më asgjë si të mirëqenë.
“Nuk mund të ndalem së menduari se sa shumë ndryshoi gjithçka, një jo e thjeshtë në check-in. Qeni im më shpëtoi jetën. Nuk e di pse më ndodhi. Por e di që nuk do të marr më asgjë si të mirëqenë. Dhe se do ta mbaj qenin tim pranë meje, gjithmonë”, tha ai pas tragjedisë.
Video tronditëse e përplasjes mes avionit dhe helikopterit në Uashington