Sot do të mbahet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Trupi i tij do të prehet përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Katedrales, ku do të vijojnë meshë përshpirtjeje.
Ceremoninë do ta drejtojë Mitropoliti i Korçës, Joan, ndërsa pritet të marrin pjesë figura të larta kishtare dhe politike, përfshirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë grek Kyriakos Mitsotakis.
Në këtë ngjarje të shënuar do të jenë të pranishëm edhe liderë kishtarë nga mbarë bota.