-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau në burg Arben Lleshin, GJKKO lë në regjim 41 biss Sokol Mjaçajn

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën dhe e ka lënë në regjim 41 biss Sokol Mjaçajn, i cili vrau në burgun e Peqinit Arben Lleshin.

Sokol Mjaçaj në 15 dhjetor të 2023 ka qëlluar me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi, ku ky i fundit nuk ka mundur që të mbijetojë plagëve të marra.

Ai gjithashtu akuzohej edhe për vrasjen e dy tursitëve çekë në Malësinë e Madhe.

NJOFTIMI
1. Kërkuesi Sokol Mjaçaj me datë 23.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në
    nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat
    dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë
    30.01.2025, vendosi:

  2. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj”.

  3. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin
    dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit