-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet komunikimi i fundit para përplasjes së avionit dhe helikopterit në Washington

Kryesoret

Një avion i “American Airlines” me 64 pasagjerë në bord është përplasur me një helikopter ushtarak pranë aeroportit të Uashingtonit, në lumin Potomac.

CNN ka publikuar komunikimet e fundit mes kontrollorëve të trafikut ajror dhe pilotëve para dhe gjatë përplasjes.

Në audion e transmetuar, kontrollori i trafikut ajror e pyet pilotin e helikopterit nëse ai mund ta shihte avionin e pasagjerëve, duke i kërkuar të kalonte pas tij për të shmangur përplasjen.

“PAT 2-5 e shihni CRJ përballë jush? PAT 2-5 kaloni pas CRJ!”, thotë kontrollori, i ndjekur menjëherë nga një reagim i paqartë dhe një “uç” me zë të lartë nga kulla në momentin e përplasjes së avionit me helikopterin.

Pas një reagimi të pasigurt, përplasja ndodhi dhe një kontrollor tjetër njoftoi se incidenti kishte ndodhur dhe operacionet do të mbylleshin për një kohë të pacaktuar.

“Nuk e di nëse e keni kuptuar më herët atë që ndodhi, por pati një përplasje. Ne do të mbyllim operacionet për një kohë të pacaktuar. Ju sugjeroj shumë të koordinoheni me kompaninë. Më tregoni se çfarë doni të bëni”, thotë kontrollori.

Një tjetër pilot mund të dëgjohej duke thënë: “Po, ishim pranë dhe pamë flakë nga ana e kundërt e Potomac.”

Një kontrollues thotë: “Me sa duket të dy avionët e përfshirë janë në lumë, kërkimi dhe shpëtimi do të vazhdojë”.

Deri tani, raportohet për 18 viktima, por numri mund të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në terren për të gjetur të mbijetuarit. Fluturimet në aeroportin DCA janë ndaluar pas incidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit