Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, ka reaguar pas pezullimit të garës për drejtorin e RTSH nga Këshilli Drejtues i këtij institucioni, pas akuzave për paligjshmëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Gonzato e ka mbështetur vendimin dhe ka theksuar rëndësinë e krijimit të një garë të hapur dhe transparente. Ai ndau gjithashtu një reagim nga OSBE, e cila kërkoi një proces bazuar në meritë.
‘Vendimi i duhur. Në një kohë kur ne hapim platformën për promovimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri përmes dialogut të hapur, ne duhet të ndërtojmë besim dhe të sigurojmë transparencë’, tha ai.