Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se mbylli hetimet për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Pjesë e këtyre grupeve, veç subjekteve me rekorde kriminale, u evidentuan të ishin edhe zyrtarë të lartë policor, si drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, apo persona publikë e lidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca.
Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.