Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Asociacionin e Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists, kanë shprehur mbështetje për vendimin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm.
Kjo nismë është parë si një hap pozitiv drejt forcimit të transparencës dhe llogaridhënies në mediat publike.
Në një deklaratë të përbashkët, organizatat bëjnë thirrje për një proces të hapur dhe të bazuar në meritë për zgjedhjen e liderit të ri të RTSH, me qëllim rritjen e besimit në institucionet mediatike dhe përfaqësimin e denjë të interesave publike.