-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Platforma ‘Plug and Play’, gur kilometrik në transformimin e Shqipërisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e platformës globale “Plug and Play” për zhvillimin e talenteve të teknologjisë, e cila po zhvillohet në Piramidë. Rama theksoi se kjo platformë është një hap i rëndësishëm për transformimin rrënjësor të Shqipërisë dhe për avancimin e saj në fushën e teknologjisë.

Ai shtoi se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në qeverisjen digjitale dhe ofrimin e shërbimeve publike online.

Rama: Në këtë botë nuk ka rëndësi ku je, kush je, çfarë ngjyre ka lëkura jote, çfarë feje i përket apo nëse e mallkon Zotin nga mëngjesi deri në darkë, çfarë gjuhe flet. Rëndësi ka çfarë fantazie dhe rëndësia që ke për t’u dalluar nga të tjerët. Duhet edhe aksesi në hapësira si kjo e “Plug and Play”.

Jam shumë i emocionuar sot, jo se më kanë munguar eventet për të pasur emocione, por në rastin konkret është një gur i rëndë kilometrik në transformimin rrënjësor të Shqipërisë dhe në tatëpjetën që kemi për të ngjitur në majën e 2030.

Sot ne kemi pozicionin më të përparuar në qeverisjen digjitale në të gjithë rajonin, jemi në pjesën e sipërme të klasifikimit edhe në Europë, sepse ofrojmë 95% të shërbimeve publike online. Fale sistemi të ri qe kemi krijuar, ofrojmë mbi 45 milionë shërbime online.

E kemi nisur nga bishti, me një numër qesharak. Sot kemi mbi 3 milionë përdorues, individë apo biznese, e kemi nisur më pak se 50 mijë përdorues. Edhe ata ishin regjistruar sepse nuk merrnin shërbime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit