Inida Gjata, kryetare e Aleancës Kombëtare Shqiptare, e ftuar në lidhje Skype në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, shprehu shqetësimin e saj për politikat që sipas saj po shkatërrojnë interesat kombëtare dhe po i shkaktojnë dëme të mëdha shoqërisë shqiptare.
Ajo theksoi se në çdo drejtim po zhvillohen pazare që dëmtojnë interesat kombëtare, një situatë që e sheh si të patolerueshme.
“Gjëja më e tmerrshme janë politikat antikombëtare, pra në çdo drejtim shohim që zhvillohen pazare në kurriz të interesave kombëtare, e patolerueshme për ne. Ne e shohim kombin në tërësi. Më pas ka hallet sociale, problemet sociale, pensionistët, izolimin total të shumë njerëzve, fëmijët që nuk kanë shkolla, punë, emigrimi masiv që po ndodh është e padurueshme.”