Nikollaq Kacimbro, një 77-vjeçar nga Korça, ka humbur jetën në vendin e punës pas një arresti kardiak.
Edhe pse kishte dalë në pension, ai vazhdonte të punonte si roje në një godinë për shkak të vështirësive ekonomike. I moshuari punonte në turnin e tretë dhe familja e tij e priste në shtëpi, por pasi vonoi, ata e gjetën të pajetë në vendin e punës.
Ai jetonte me bashkëshorten dhe djalin që trajtohet me kemp. Vështirësitë financiare e detyruan të vazhdonte punën deri në momentin e fundit.