Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet në lidhje me vetëvrasjen e Alma Arrazit, e cila u mbyt në majin e vitit 2024 në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.
Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Erdgys Arrazin për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi. Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite pasi Arrazi ka pranuar gykimin e shkurtuar.
Sipas prokurorisë ai ka kryer sjellje që diskreditojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë tre fëmijët.