-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Duka në Asamblenë Zgjedhore të FIGC, uron Gravinën për rizgjedhjen

Kryesoret

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në Asamblenë Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Gabriele Gravina u rizgjodh si president për një tjetër mandat.

Duka e uroi personalisht Gravina për rizgjedhjen, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e tij në zhvillimin e futbollit italian.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy federatave dhe u shpreh për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në projekte dhe iniciativat e përbashkëta.

“Kënaqësi të isha i ftuar sot në Asamblenë e FIGC së bashku me Presidentin e UEFA-s, Ceferin & Presidentin e FIFA-s, Infantino. E urova Presidentin Gabriele Gravina për rizgjedhjen në krye të Federatës Italiane të Futbollit! Do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me FIGC për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy federatave dhe për të kontribuar në zhvillimin e futbollit. Urime dhe suksese në këtë mandat të ri!”, – shkruan Presidenti Duka në një status të publikuar në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit