Drejtoria e Burgjeve ka reaguar në lidhje me arratisjen e të dënuarit nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Ai është arrestuar më 16 nëntor dhe ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”.
Sipas drejtorisë së burgjeve ai ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilët janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit.
“Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal. Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit’, njoftoi sot Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve.