Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike, zhvilloi një takim me demokratët në Durrës, Spitallë dhe Kënëtë, ku diskutoi për protestën kombëtare të PD-së që do të mbahet në Tiranë më 8 shkurt në orën 17:00.
Ajo u shpreh se takimet ishin plot entuziazëm dhe ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e madhe.
“Demokratet jane ne kembe! Te gjithe bashke do mbushim rruget e Tiranes me 8 shkurt ora 17.00!”, ka shkruar Floriana Garo krahas fotove që postoi në rrjetin social me demokratët.
Sipas PD, kjo do të jetë protesta më e fuqishme kombëtare e Shqipërisë.