Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dervishit të Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari.
Shehu shprehet se vdekja e Baba Hekuran Nikollarit është një humbje e madhe për komuntetin bektashi. Ai nënvizon Baba Hekuran Nikollari ka transmetuar vlerat e mëdha të atij komuniteti.
“Komuniteti Bektashi humb Baba Hekuran Nikollarin! Ai dhe Teqeja e Alipostivanit ne Permet u be nje qender e rendesishme e Bektashizmit jo vetem per Qarkun e Gjirokastres. Por shume me gjere. Duke transmtuar vlerat e medha te atij Komuniteti. Ngushellimet me te sinqerta te gjithe besimtareve bektashi. Te gjithe banoreve te atij Qarku, pavaresisht besimit te tyre fetar”, shkruan Shehu në rrjetin social në facebook.