-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Shqipëria në krizë shpopullimi, diaspora do të votojë për ndryshimin më 11 maj

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për zbrazjen e Shqipërisë, duke theksuar se popullsia ka rënë me 15% në 10 vitet e fundit për shkak të politikave të dështuara të qeverisë.

“Çdo orë largohen gjashtë të rinj, ndërsa çdo vit Shqipëria humbet një qytet të tërë – sa Gjirokastra. Ky nuk është një trend natyral, por një pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të dështuara të kësaj qeverie, që ka monopolizuar ekonominë dhe ka mbyllur çdo derë për të rinjtë dhe shtresën e mesme,” u shpreh Tabaku.

Ajo nënvizoi se largimi masiv i shqiptarëve ka krijuar një krizë kombëtare që ka ndikuar negativisht në zhvillimin afatgjatë të vendit.

“Ata që janë sot jashtë duhet të kenë një arsye për t’u kthyer. Nuk mjafton vetëm e drejta e votës, nëse qeveria nuk ofron zgjidhje për ekonominë, për pagat, për pensionet dhe për një treg të hapur ku të gjithë kanë mundësi të barabarta. Shqipëria ka nevojë për një paketë emergjence që ndalon hemorragjinë e largimeve dhe i jep frymëmarrje ekonomisë, ” deklaroi Tabaku.

Tabaku theksoi rëndësinë e votës së diasporës më 11 maj dhe ofroi disa nga hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike për të zgjidhur këtë krizë, duke përfshirë paga më të larta, kushte të mira për të rinjtë dhe një ekonomi më konkurruese.

“ Shpopullimi është sfida më e madhe që ka Shqipëria sot, por kjo qeveri e ka të vetmin plan ta mohojë atë dhe të vijojë politikën e saj të përqendrimit të pushtetit dhe pasurisë në duart e një pakice. Më 11 maj, diaspora do të japë një mesazh të qartë për një ndryshim real. Ne do të punojmë që ky ndryshim të jetë i prekshëm për të gjithë ata që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, ” përfundoi Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit