Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2027, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta nga tifozët shqiptarë. Tifozët e grupit “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ) kanë shprehur kundërshtim të hapur për këtë vendim, duke theksuar se ky bashkëpunim është i papranueshëm për ta.
Ata e kanë shoqëruar reagimin e tyre me mesazhin: “Do t’iu mallkojë historika dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”, duke iu referuar sakrificave kombëtare dhe historisë së Shqipërisë.