Një aktivitet i jashtëzakonshëm sizmik ka përfshirë ishullin grek të Santorinit, ku janë regjistruar mbi 6,400 tërmete nga 26 janari deri më 3 shkurt, sipas Komitetit Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.
Më 2 dhe 3 shkurt, janë regjistruar më shumë se 2,700 tërmete, me magnitudë të rritur.
Aktiviteti sizmik ka shkaktuar largimin e mbi 6,000 banorëve nga ishulli, ndërkohë që shkollat janë mbyllur dhe autoritetet kanë kërkuar shmangien e grumbullimeve të mëdha. Ekspertët paralajmërojnë se lëkundjet mund të vazhdojnë për javë të tëra.