Arabia Saudite ka theksuar se nuk do të krijojë marrëdhënie me Izraelin pa formimin e një shteti palestinez. Kjo ka ardhur si kundërshtim ndaj deklaratës së Presidentit Donald Trump, i cili sugjeroi se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës.
Ministria e Jashtme saudite theksoi se qëndrimi i Arabisë Saudite ndaj palestinezëve është i pandryshueshëm dhe i pa negociueshëm, duke refuzuar çdo përpjekje për zhvendosjen e tyre.
Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ka shprehur qëndrimin e mbretërisë në një mënyrë të qartë dhe të painterpretuar.