Futbollisti kroat Jakov Jelkic është gjetur i mbytur në detin e Alicante në Spanjë. 24-vjeçari ishte pjesë e skuadrës zviceriane të FC Granges-Paccot dhe kishin udhëtuar drejt Spanjës për një turne. Jelkic me 1 shkurt në mbrëmjen e së shtunës u raportua i zhdukur në polici.
Nga verifikimi i kamerave ai u pa teksa po festonte me miqtë e tij në një klub nate. Më pas ai në gjendje të dehur është rrëzuar aksidentalisht në afërsi të portit në detin e Alicante. Pas disa orësh kërkime nga policia u gjet trupi i Jakov Jaklic, ku rezulton se ishte mbytur në det.