Elseid Hysaj ka bindur trajnerin Marco Baroni dhe është futur në listën përfundimtare të Lazio për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A.
Pasi u rikthye në ekip gjatë muajit janar dhe dha paraqitje të shkëlqyera, mbrojtësi shkodran ka ndryshuar kursin e trajnerit, duke qenë tashmë i gatshëm për të kontribuar. Hysaj ka regjistruar dy asistime në ndeshjet e fundit, përkundër një dëmtimi të lehtë.
Ky grumbullim ka lënë jashtë mbrojtësin Pellegrini.