Papa Françesku ka zhvilluar një takim me rreth 100 studentë dhe akademikë shqiptarë dhe italianë në Vatikan, ku theksoi rëndësinë e vlerave humane dhe angazhimit për paqen dhe drejtësinë.
Gjatë audiencës, të pranishëm ishin edhe ministrat Igli Hasani dhe Ogerta Manastirliu, të cilët zhvilluan takime të veçanta me Imzot Paul Richard Gallagher, për të diskutuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Ministrat gjithashtu inkurajuan studentët të angazhohen në zhvillimin e vendit.