Ishulli i Santorinit prej një jave është goditur nga tërmete të forta dhe të njëpasnjëshme. 20-vjeçarja shqiptare Xheni Baja e cila jeton dhe punon atje nuk është larguar nga ishulli pavarësisht paralajmërimeve për lëkundje të forta. Shqiptarja punon si recepsioniste në një resort në dimër dhe në verë.
“Në fillim situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohesha”, thotë ajo. “Por tani, kur gjërat po bëhen të vështira, kam mendime të tjera”, tha ajo për Protothema.
Ajo ka treguar se është mësuar me tërmetet e shumta që bien gjatë gjithë kohës dhe se të afërmit e saj janë larguar nga aty. Ajo ka thënë që nuk e ka munduar që ti ndjekë ata e të largohet.
Ndërkohë rreth 6000 qytetarë janë larguar me traget dhe aviona nga ishulli që ditën e dielë. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar më shumë se 300 tërmete pranë ishullit dhe pritet që lëkundjet të vazhdojnë për javë të tëra.