Një 40-vjeçar nga lagjia “28 Nëntori” në Berat, Bledar Mbrakulli, është vetëplagosur me thikë mesditën e sotme.
Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kjo mund të ketë ndikuar në tentativën e tij për vetëvrasje, pasi kjo nuk është hera e parë që lëndon veten.
Pas ngjarjes, ai është transportuar nga familjarët në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.