Mirlind Daku vazhdon të jetë objekt i interesit nga disa klube, por kërkesa prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij nga Rubini po e vështirëson ndonjë transferim të mundshëm.
Mediat ruse raportojnë për interes nga Kaljari dhe Lensi, por shifra e kërkuar është bërë pengesë për këto oferta. Pavarësisht kësaj, Daku pritet të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit, ndërkohë që mundësia e rinovimit të kontratës mbetet e hapur.
Sulmuesi kuqezi synon të thyejë rekordin e golave të Rubinit në ligën ruse, me shpresën për të pasur një sezon të suksesshëm.