Derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, do të zhvillohet për herë të parë në stadiumin e ri “Arena e Demave”.
Takimi i tretë sezonal mes dy ekipeve do të luhet më 9 shkurt, në orën 13:30, një orar i pazakontë për këtë ndeshje. Ky vendim vjen për shkak të përgatitjeve të “Arenës Kombëtare” për ndeshjet e Kombëtares. Kapaciteti i stadiumit të Partizanit është mbi 4 mijë vendesh, ku 5% e tyre do të jenë për tifozët e Tiranës.
Të dyja palët po presin miratimin e fundit nga Policia e Shtetit për sigurinë e ndeshjes.