Aktorja Anna Lika e cila prej kohësh është në një romancë me regjisorin Bjordi Mezini, ka dhënë lajmin e bukur se vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë.
Aktorja me anë të një postimi në Instagram ka shfaqur dorën e vajzës të kapur nga dora e saj dhe e partnerit.
“07.02.25 ! Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli, dhe prandaj ne vendosëm te te quajmë ashtu, mrekulli. Mire se erdhe në jetë Marvel Mezini! Mami dhe babi mezi po të prisnin, ” shkruan aktorja.