Ardian Ismajli, mbrojtësi i Empolit, po kalon muajt e fundit të kontratës së tij me klubin dhe do të jetë lojtar i lirë gjatë verës. Edhe pse mund të largohet, klubi i Serisë A shpreson të rinovojë marrëveshjen me të.
Drejtori sportiv i Empolit, Roberto Xhemi, ka theksuar se janë në bisedime me lojtarin dhe e kanë bërë një ofertë për rinovimin, duke e vlerësuar atë si një lider të rëndësishëm për skuadrën.
“Me Ismajlin kemi folur shumë, edhe para fillimit të merkatos. I kemi prezantuar një ofertë dhe një propozim mbi të cilën po reflekton, kemi arritur në akordin që duke parë situatën dhe momentin që po përjeton, është i lirë të marrë vendimet e tij.
Gjithsesi, Ismajli e di mirë se Empoli e cilëson një lojtar të rëndësishëm dhe do të dëshironim të vazhdonim marrëdhëniet me të, gjithmonë duke respektuar parametrat tanë. E kuptoj që në mendjen e tij mund të imagjinojë një të ardhme të ndryshme por është një diskutim që mbetet i hapur. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog dhe ai e di cili është pozicioni ynë.
Nëse do të vendosë të qëndrojë, do të gjejmë një akord në një periudhë shumë të shkurtër. I kemi bërë një preventiv ekonomik menaxherit të tij, ndaj nuk ka asnjë problem. E respektojmë zgjedhjen e tij, pasi e dimë që kemi të bëjmë me një profesionist serioz, që po jep maksimumin për skuadrën”, tha drejtori sportiv i Empolit para mediave.