Sali Berisha dhe një grup i madh militantësh të Partisë Demokratike, si dhe mbështetës të opozitës, sapo kanë dalë nga selia e PD për t’u drejtuar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe do të zhvillohet protesta kombëtare kundër qeverisë.
Berisha shoqërohet nga deputetë dhe zyrtarë të lartë të PD-së, ndërsa në shesh mijëra qytetarë janë mbledhur në pritje të nisjes së protestës.