-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis votimi në Mitrovicë të Veriut

Kryesoret

Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet parlamentare të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

Në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, qytetarët kanë nisur procesin e votimit.

Serbët në veri gjerësisht kishin bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat në veri, pasi Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, u tërhoq nga institucionet e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit