Policia e Dibrës ka ndaluar një 30-vjeçar, G. L., pasi dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një vajzë 15-vjeçare në fshatin Lunar, në njësinë administrative Selishtë.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen shqetësuese, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka mundur të kapë dhe ndalojë autorin, duke i dorëzuar materialet procedurale Prokurorisë së Dibrës për hetime të mëtejshme.