Vijon numërimi i votave në Kosovë. Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u shpreh se rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie dhe po kërkojnë ekzekutiv të ri. Ai e ka konsideruar sukses të pamohueshëm rezultatin e PDK-së si forca e dytë më e madhe në vend.
“Jemi në situatë të pazakontë, ku ne si parti duhet t’i kallxojmë votat, dhe jo KQZ-ja. PDK-ja ka arritur rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota. Falënderojmë qytetarët që votuan për PDK-në.
Ky është sukses i pamohueshëm për ne dhe mesazh i fortë për ne. Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, pasi nuk e kanë shumicën. Rezultatet tregojnë se qytetarët kërkojnë qeveri të re”, ka thënë Stavileci.