Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Parisit me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.
Gjatë qëndrimit të saj, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, së bashku me liderë të tjerë botërorë, përfshirë Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe Kryeministrin indian Narendra Modi.
Po ashtu, ajo do të marrë pjesë në darkën zyrtare në Pallatin Élysée dhe do të jetë e ftuar në një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron.