-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lushnjë/ 8 të proceduar për shitje droge, shpallet në kërkim një tjetër

Kryesoret

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Focus”, duke goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni, janë proceduar penalisht 8 persona, përfshirë 5 të mitur, dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Ata dyshohet se ishin përfshirë në shitjen dhe posedimin e Cannabis Sativa.

Në kuadër të operacionit, u sekuestruan disa doza kanabisi, të cilat ishin gati për t’u shitur. Shtetasit e proceduar janë: R. K., 24 vjeç, A. Xh., 21 vjeç, L. M., 18 vjeç dhe tre të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë me doza të lëndës narkotike në një lokal në lagjen “Kongresi”.

Po ashtu, E. S., 25 vjeç, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se iu siguronte doza kanabisi dy të miturve të moshave 15 dhe 17 vjeç, për t’ua shitur në afërsi të shkollës së fshatit Krutje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit