Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar incidentin mëngjesin e sotëm në transmetim LIVE, pasi iu ndërpre lidhja me Facebook-un duke shpërthyer në nerva e sipër me sharje.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment pasi është momenti që ndanë kush është këtu me shpirt, zemër, njëlloj si trajnerët në vijën e bardhë që luftojnë dhe nxisin skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër m’u kujtua ogur i mirë i asaj sëpatës, kështu ma nxorën edhe sëpatën, duke thënë ai është i rrezikshëm, mos e votoni por shqiptarët ia dhanë përgjigjen. Këtu nuk është punë telefoni, por punë pasioni për Shqipërinë, demokracinë dhe Europën” tha ai.