Konstantinos Tassoulas është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Greqisë me 160 vota pro gjatë një seance plenare të sotme.
Ish-kryeparlamentari i propozuar nga partia ND, mori më shumë se shumicën kushtetuese të kërkuar prej 151 deputetësh. Ai do të betohet në detyrë më 13 mars, kur mbaron mandati i Presidentes aktuale, Katerina Sakellaropoulou.
Pas zgjedhjes, Tassoulas shprehu falënderimet dhe theksoi se pozita e tij është një nder dhe përgjegjësi e madhe, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe zgjidhjeve për shoqërinë. Ai është presidenti i 9-të i Greqisë që nga viti 1974.









