-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gafat e Dogjanit: ‘Vrasja e Fadil Nasufit’ dhe ‘Vrasja e Lulzim Bashës’, kërkon ndjesë: ‘Sorry, sorry..

Kryesoret

Një situatë e papritur ndodhi në Kuvend, kur deputeti Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij për rendin dhe sigurinë, bëri disa gafë teksa përmendi ngjarjet kriminale dhe emrat e viktimave.

Kur përmendi vrasjen e Bujar Nasufit, Dogjani në lapsus tha “vrasja e Fadil Nasufit”, duke shkaktuar të qeshura të forta në sallë, pasi Fadil Nasufi është deputet socialist në Kuvend dhe ish-kryebashkiak i Beratit.

Dogjani, duke e kuptuar gabimin, kërkoi ndjesë në anglisht, duke thënë:

Sorry, sorry....” (më vjen keq, ndjesë), tha ai.

Duke vazhduar fjalën, teksa të qeshurat e kolegëve vijonin, Dogjani iu drejtua kolegut Nasufi:

“Fadil, do të të zgjatet jeta…”.

Në mënyrë përtë hequr vëmendjen, Dogjani jo pa qëllim kujtoi edhe një ‘viktimë’ tjetër.

Vrasja e Lulzim Bashës…”, tha ai dhe të qeshurat vijuan. Teksa shtoi: “Këtë e thashë për humor, për ta parë që ju qeshni edhe me vrasjet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit