Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti.
Vendimi u shpall sot nga trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë.
‘Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 479, datë 03.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dosti. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.