-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës, urgjent të vijë! Do të ketë zhvillime të tjera

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ai e ftoi Ramën të paraqitet urgjent në Kuvend për të dhënë llogari për akuzat që janë hedhur ndaj tij. Berisha paralajmëroi gjithashtu se do të ketë zhvillime të tjera të rëndësishme dhe iu drejtoi socialistëve me mesazhin:

“Nëse ju merrni të vërtetat për fyerje, është problemi juaj. Unë i deklaroj ë mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Përveç 500 mijë euro, Ulsiu kërkoi çantën Louis Vuitton.

Nuk kam fyer unë, doni që t’ju fyes, nuk e bëj kurrë atë që bën Rama ndaj jush.

Nëse përmend garderobën, do të hyjë një histori.

Ju dilni këtu dhe duhet të më thoni sa tendera ka fituar nga Erion Veliaj (I drejtohet Blerina Gjylameti). Unë kërkoj që të vijë këtu Rama dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Do të ketë prapë të tjera gjëra, do të ketë zhvillime. Nuk jam mizogen, kam respektuar bashkëpunëtoret e mia. E patë si shpërtheu, prisni do të ketë të tjera, ju them unë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit