Gjatë seancës plenare të Kuvendit, ministri Hoxha ka kritikuar ashpër përdorimin e tragjedive personale dhe vrasjeve në politikë, duke e quajtur të papranueshme që të përdoren drama familjare për përfitime politike.
Ai iu referua vrasjes së Gjirkostres, duke theksuar se ajo që thuhet nga disa kolegë të tij për këtë ngjarje si një dramë e varfërisë nuk është e vërtetë.
“Të bësh politikë me vrasje dhe drama familjare është të mos kesh asgjë. Qoftë me vrasjen e Gjirkostres, që thoni se është dramë e varfërisë. Ajo që thoni ju nuk është e vërtetë, sepse është dramë familjare. Kjo është e provuar nga mënyra sesi ka ndodhur kjo dramë familjare. Është dëshpërues dhe shumë politikë që përdorni këtu drama familjare. Gjithsesi, është dëshpërues dhe politike që e merrni nga njerëz të thjeshtë.
Ngrihet pretendimi se sot ka më shumë vrasje. Nuk do marr shumë kohë me të dhëna numerike. Por kjo nuk do të thotë se mund të baltoset kaq shpejt puna e policisë së shtetit. Nga 2013 deri sot ka rënie progresive të numrit të vrasjeve, duke shënuar rekord të minimumit historik. Në 2024 , 41 vrasje në vit dhe në 2023 35 vrasje ne vit rekordi i të gjithë kohërave .”