-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli i GJKKO reagon pas akuzave të Këlliçit për kërcënime ndaj gjyqtares Olldashi

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar ndaj deklaratës së Belind Këlliçit, i cili pretendoi se gjyqtarja Iliriana Olldashi po kërcënohet. GJKKO theksoi se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje ose ndikim të papërshtatshëm lidhur me funksionin e saj.

Reagimi i Gjykatës ka për qëllim ruajtjen e besimit të publikut në drejtësi dhe të paanshmërisë së gjyqtarëve, duke përgënjeshtruar informacionin e pasaktë që është përhapur në media.

Reagimi i Apelit të GJKKO

Me synimin e përgënjeshtrimit të informacionit të pasaktë, të publikuar në datën 13.02.2025 dhe të cituar në media të ndryshme edhe më datë 14.02.2025, të cilat dëmtojnë imazhin e paanësisë dhe drejtësisë së gjyqtarit, dhe, në rastet më të rënda, të vetë funksionit gjyqësor, Shërbimi për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bën me dije publikun dhe median se, në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm lidhur me funksionin e gjyqtares së kësaj Gjykate, magjistrate Iliriana Olldashi.

Njoftimi i mësipërm përcillet në dijeninë e publikut dhe medias në garantim të ruajtjes dhe forcimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë si dhe, në përputhje me parimet e korrektesës, vetëpërmbajtjes dhe maturisë së gjyqtarit, të përcaktuara në pikën 5, të nenit 3, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Këlliçi, në një deklaratë për media, akuzoi se ndaj Olldashit janë dërguar mesazhe kërcënuese për të favorizuar Erion Veliajn dhe për të anashkaluar ligjin në aferat e dyshuara të tij, duke përfshirë Inceneratorin dhe aferën 5D.

“Burimet tona informale na vënë në dijeni se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe grupin e tij kriminal dhe për të anashkaluar ligjin, siç është bërë shumë herë për megaaferat e këtij të fundit, përfshi Inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe aferën kriminale 5D”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit