-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Fjala e zv/presidentit të SHBA, paralajmërim i fortë për rrezikun e brendshëm

Kryesoret

Gjatë një takimi për prezantimin e programit ekonomik, kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi fjalën e zv/presidentit të SHBA, JD Vance, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Berisha theksoi se mesazhi i Vance, ku u tha se “armiku është i brendshëm”, ishte një paralajmërim shumë i fortë.

Ai u shpreh se ky mesazh ishte një thirrje për mbrojtjen e lirisë, duke vënë në dukje se rreziku për SHBA-të nuk është nga Kina apo Rusia, por nga ata që kërcënojnë vlerat e lirisë brenda vendit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Tani presidenti Trump. A mund të imagjinoni ju, një guxim mbinjerëzor që deklaron se, armiku më i rrezikshmë për SHBA-të është armiku i brendshëm. Po. Sepse armiku i brendshëm për cenonte lirinë e qytetarëve amerikanë. Nuk po e cënonte as Republika e Kinës, as Putini i Rusisë. Lirinë amerikane po e cenonin ata të cilët tundin flamurin e censurës në vendin e Kushtetutës së Lirisë.

Fatmirësisht, dhe e them këtu, ditën e fitores, të nesërmen një ish-zyrtar i administratës së Reganit, Frenk Gafni, në një radio të tij u shpreh se kjo ishte një mrekulli për Amerikën. I shkruajta një mesazh i them: Z.Gafni, kjo ishte një mrekulli për njerëzimin!

Dhe atë mesazh të Presidentit Trump e solli në mënyrën më të qartë, në konferencën e Sigurisë, më të rëndësishmen konferencë të Mynihut, zv/Presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se: për ju rreziku më kryesor nuk është Kina dhe Rusia, por është brenda jush, e keni në qëndrimin tuaj ndaj lirisë, ndaj vlerave. Dhe ky ishte një paralajmërim shumë i ndershëm, shumë i fortë.

Në qoftë se nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet. E tha shumë bukur, shumë qartë z.Jeffrey. Europa, historia ka treguar që, pa SHBA-të, nuk mbrohet vet. Fati i më i madh që ishim, ishte NATO, se sot nuk mund të dimë se ku do të ishin çizmet ruse.

Në dy luftërat e para, lumenjtë e gjakut u derdhën, por kthesa u bë kur ndërhynë SHBA-të.

Theksova këtë moment, se sa jetike vendimtare për paqen në Europë është prania e SHBA. Por sa e rëndësishme dhe vendimtare për Europën është respekti, mbrojtja e vlerave të lirisë dhe të njerëzve të lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit