Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Evropa duhet të luftojë për të qenë në tryezën e bisedimeve për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se vendet duhet të gjejnë ide të reja, si për shembull për rrjedhën e armatimeve dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Në një intervistë për gazetën italiane La Stampa, Rutte shtoi se dëgjon shpesh ankesa nga vendet evropiane për mungesën e një vendi në tryezën e bisedimeve.
“Dëgjoj vendet evropiane që ankohen se nuk kanë një vend në tryezën e bisedimeve. Por nevojitet një qëndrim më i pjekur, nuk mjafton vetëm të thuash ‘duhet të jem atje’ – thotë ai.
Ai apeloi për një qëndrim më të pjekur dhe tha se është e nevojshme që Evropa të organizohet, të diskutojë një plan të mbrojtjes dhe të zhvillojë një strategji për të ardhmen.
Organizohuni, diskutoni një plan të mbrojtjes, zhvilloni një plan strategjik dhe mendoni se çfarë jeni në gjendje të bëni në të ardhmen e afërt dhe në atë moment do të ktheheni në tryezën e bisedimeve”.