Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar përdorimin e automjetit inteligjent “Scoud Speed” për monitorimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, janë ndëshkuar 6689 drejtues automjetesh për shkelje si tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, mosvendosja e rripit të sigurimit dhe parakalime të gabuara.
Policia apelon për respektimin e rregullave dhe paralajmëron se automjetet që bllokojnë qarkullimin do të tërhiqen me karrotrec.