Pasditen e së shtunës tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë ndryshuar. Ato do të jenë në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërsa gjuha shqipe është hequr.
Kjo situatë ka sjellë reagimin e Ali Ahmetit, i cili ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat rrugore. Ali Ahmeti shprehet se ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çfarë fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.
Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çfarë fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në reagimin e Ali Ahmetit.