22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Diaspora ka fuqinë të ndryshojë Shqipërinë, urgjencë për regjistrimin si votues

Kryesoret

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Savigliano, Itali, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë takimit, Topalli ka theksuar fuqinë e madhe të diasporës dhe potencialin e saj për të ndryshuar Shqipërinë. Ajo ka nënvizuar rëndësinë e regjistrimit si votues për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, pasi afati i regjistrimeve në PER përfundon më 4 mars.

“Takimi në Savigliano ishte një nga më emocionuesit! Sa shumë njerëz kam ritakuar pas kaq vitesh! Sa mall, sa histori njerëzore të ndjera…

Folëm për fuqinë e diasporës dhe potencialin e saj për të ndryshuar Shqipërinë. Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja edhe shumë miq të fëmijërisë.

Diskutuam për urgjencën e regjistrimit, pasi 4 marsi është afati i fundit!

Një falënderim nga zemra për çdo shqiptar, të rinj e të reja, zonja dhe motra që morën pjesë në këtë takim kaq të ngrohtë dhe plot dashuri në Savigliano.

Mirënjohje e veçantë për organizatorin Rebati Dodaj, për angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm!”, shkruan Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit